Burrel burg per masakruesit

Arrest me burg është masa e sigurisë qe Gjykata e Burrelit dha për dy te dyshuarit te vrasjes makabre e të riut në Mat. Astrit Boja dhe Fatjon Cani të cilët akuzohen për vrasjen e shtetasit, Fatjon Barmeta 23 vjeç, sipas prokurorëve në bashkëpunim kanë vrarë dhe zhdukur më pas trupin e viktimës.
Dyshohet që Fajton Barmetaj të jetë mbytur dhe më pas të jetë groposur me fadromë. Por nuk përjashtohet mundësia që viktima të jetë groposur i gjallë. Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se prej disa kohësh viktima Fatjon Barmeta është kërcënuar dhe kanosur për jetë nga i dyshuari Astrit (Luis) Boja dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij për shkak se ishte dëshmitar i nje lidhje jashtëmartesore te gruas se pronarit ku ai ishte i punësuar. Autoret e dyshuar janë kunati dhe një mik i familjes se gruas se pronarit Përparim Boja.