E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS lë komisionin, ERE: Çmimi i energjisë, i njëjtë

TIRANE- Raporti i Entit Rregullator te Energjisë per vitin 2011 eshte bere shkak qe deputetet e opozites te braktisin punen e Komisionit te Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit.

Ata kane deklaruar se te dhenat e raportit nuk shkojne aspak me realitetin, por jane deformuar ne menyre te qellimshme. Sipas ERE-s, niveli i arkëtimeve gjatë vitit 2011 ka qenë 70.58 për qind, ndërsa humbjet në rrjet janë 37.58 për qind.

Sipas deputetit te PS-se, Eduard Shalsi raporti i prezantuar nga nje isntitucion ‘demek i pavarur ka qene vetem nje parade sukseseshm dhe arritjesh. Filozofi Staliniste”.

Opozita ka leshuar kritika te ashpra dhe akuza per situaten negative energjitike ne vend, krejt ndryshe nga cfare deshmon raporti i punes. Pas shume debatesh, deputetet e opozites kane braktisur mbledhjen.

Nderkohe qe raporti ne fund eshte miratuar vetem me votat e shumices. Kreu i ERE-s ka deklaruar se cmimi i energjise per qytetaret nuk do te ndryshoje, se paku per tri vite, pavaresisht situates.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›