Inspektor Pinguini ne shqip
Paolo Comentale aktor i teatrit per femije rikthehet ne Shqiperi por kete here si shkrimtar. Artisti italian drejtori artistik dhe regjisor i teatrit Casa di Pulcinella ka sjelle librin e tij te pare per lexuesit e vegjel shqiptare te titulluar Aventurat e inspektorit Pinguin. Nje rrefenje e mbushur me fantazi libri eshte perkthyer nga Rovena Rrozhani. Paolo Comentale njihet ne Itali jo vetem si drejtori i njerit prej teatrove me te njohur per femije si regjisor apo aktor por edhe si autor i disa librave per lexues te vegjel. Comentale mirepritet per lexuesit e vegjel me personazhet qe krijon per ta. Per femijet shqiptare sjell inspektorin pinguin nje inspektor qe rend te mbroje mjedisin nga ndonje zjarr detin nga algat vrasese apo te shpetoje Polin e Veriut nga shkrirja e akujve. Me kete liber ne shqip autori i fton lexuesit e vegjel ne aventurat e tij. Paolo Comentale eshte nje autor dhe interpretues i shfaqjeve teatrale. Ai eshte drejtori artistik i teatrit te njohur Casa di Pulcinella ne Bari te Italise. Ne Shqiperi ai ka vene shfaqjet Kesulekuqja dhe Ali Baba te cilat jane mirepritur nga publiku i vogel shqiptar ne Teatrin Kombetar te Kukullave.