E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi nuk pi prej plastikës

Deputetët e minsitrat nuk trajtohen si të barabartë me kryeministrin.

Pushtetarët e Kosovës jo vetëm se kanë hendek me popullin sa u përket mënyrës së jetesës dhe pasurisë, por edhe me ata që janë brenda katër mureve, ka dallime dhe pabarazi.

Shërbimi për kryeministrin Hashim Thaçi , derisa merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës, dallon me atë që iu bëhet atyre që kanë përballë, deputetëve.

Megjithëse deputetët janë 'zot shtëpie' në Kuvend ata shërbehen në mënyrë më modeste.



Thaçi shërbehet me ujë në shishe të xhamit, që është një herë më e shtrenjtë se sa ato të plastikës me të cilat shërbehen deputetët e Parlamentit të Kosovës.

Në fotot e bëra prej fotoreporterit të Indeksonline, dallohen se shërbimet e bufesë janë shumë më luksoze për Thaçin që rregullisht pi prej shisheve të xhamit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›