E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rama po projekton masakrën e fundit urbane"

26/08/2010 Edi Paloka përfshihet në debatet mazhorancë-opozitë

Deputeti demokrat, Edi Paloka, ka kërkuar dje publikisht nga Kryeministri Sali Berisha, që me statusin e kreut të Këshillit të Rregullim Territorit të Republikës, që të gjejë hapësirat e mundësitë që zonën e projektuar nga kryebashkiaku Edi Rama për nderime ta kthejmë në lulishte. Përfaqësuesi i mazhorancës ka thënë se Rama kërkon që në një hapësirë prej 130 mijë m2, pranë liqenit artificial, të ndërtojë pallate 30-katëshe, çka sipas tij përbën masakrën e fundit urbane. “90% të këtij projekti mostër prej betoni, Mr.20% ia ka akorduar firmave të Lepujve që kanë lidhje me të. Unë bashkë me qytetarët e Tiranës, që duam të jetojmë këtu, të rrisim fëmijët në këtë qytet, nuk mund të pranojmë e aq më pak të heshtim para kësaj batërdie. Nuk mund të heshtim për 20% e lejeve të ndërtimit që Kryetari i Partisë së Lepurit ia shton pasurisë së tij në emër të Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepuri, si dhe në emër të partnerëve të tij”, - tha Paloka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›