E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapet 45-vjecari i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje

Nje 45-vjecar i shpallur ne kerkim nderkombetar per vrasje ka rene diten e djeshme ne prangat e policise se kryeqytetit. Strukturat e Hetimit te Policise se kryeqytetit arrestuan dje te shume kerkuarin per vrasje me dashje Ardian Nurcellari Ostrovica 45 vjec lindur ne Mamurras dhe banues ne Tirane. Kapja e tij u realizua ne mesdite ne afersi te Mbikalimit te Kamzes ne ambientet e nje lokali ne Tirane. Dyshohet se 45-vjecari ne vitin 2000 ka kryer nje vrasje te trefishte ne qytetin Lucas te Italise. Nderkohe ne ngarkim te tij Gjykata e Lucas Itali me vendim te dates 18 janar 2011 e ka denuar ne mungese me 20 vjet burgim per konsumim te veprave penale te Vrasjes me dashje dhe Largim nga vendi i aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›