E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa viza me Serbinë, Ligjet japin “ok-në”

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Serbisë "për lëvizjen e ndërsjellë të shtetasve”.

Marrëveshja do të ndikojë pozitivisht në lehtësimin dhe rritjen e kontakteve ndërmjet shtetasve në të dy vendet dhe do të shërbejë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat.

Më 5 korrik 2011, Shqipëria nënshkroi me Serbinë marrëveshjen e lëvizjes së ndërsjellë të shtetasve pa viza. Sipas saj, afati i qëndrimit do të jetë 90 ditë brenda afatit kohor prej 180 ditësh.

Gjithashtu, marrëveshja parashikon që kalimi në pikat kufitare do të bëhet pa taksa apo detyrime të tjera. Edhe opozita dha votën e saj pro kësaj marrëveshjeje. /Start/

                                                                                             2011-10-25 16:15
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›