Inspektoriati i KLD denoncon një gjyqtar në prokurori
Këshilli I Lartë I Drejtësisë ka nisur fushatën anti-korrupsion duke i kerkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e fakteve dhe hetimin e të dhënave ndaj gjyqtarit V.B.
TIRANË - Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e fakteve dhe hetimin e të dhënave mbi një shqetësim zyrtar raportuar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë ndaj gjyqtarit V.B.
Inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, një pjesë e veprimtarisë ligjore të të cilit konsiston në verifikimin e ankesave ndaj veprimtarisë së gjyqtarëve të Republikës, ka administruar një kasetë filmike në të cilën pretendohet se gjyqtari V.B është regjistruar duke marrë rryshfet. Materiali është depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga kryetari i gjykatës së rrethit gjyqësor Mat, mbi pretendime nga përfaqësues të avokatisë pranë këtij rrethi.
Nga inspektoriati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, është urdhëruar verifikimi i ligjshmërisë së veprimtarisë gjyqësore ndaj gjyqtarit V.B. mbi baza ankimi konkret, dhe njëkohësisht, i është nisur për kompetencë dhe për një hetim më të thellë të çështjes materiali i nevojshëm pranë organit të akuzës shqiptare, si autoriteti i vetëm i cili mund të vendosë fillimin e procedimit penal. (a.r/news24/balkanweb)