Aksidenti në Lezhë, një person vdes 4 fëmije plagosen
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Milot-Burrel, kur për pasojë një 51 vjeçar ka humbur jetën dhe 3 fëmijët e tij si dhe mbesa janë plagosur.
LEZHË - Aksidenti i ndodhur në aksin rrugor Milot-Burrel, mëngjesin e sotëm ka shkaktuar një të vdekur dhe 4 fëmijë të plagosur, të cilët ndodhen të shtruar në Spitalin Ushtarak në gjendje të rëndë. Shkak i aksidentit ka qenë rrëzimi i makinës tip benz në greminë në vendin e quajtur Ura e Ulzës dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Ulzës. Për pasojë drejtuesi i automjetit 51 vjeçar Isuf Ndoji ka humbur jetën menjëherë, kurse katër fëmijët, nga të cilët dy vajzat dhe një djalë i tij si dhe mbesa e vogël janë plagosur dhe ndodhen në gjendje shumë të rëndë për jetën në Spitalin Ushtarak. Për momentin nuk jepen emrat e të plagosurve. Ndërkohë kanë reaguar të alarmuar familjarët pasi trupi i 51 vjeçarit të aksidentuar ka qenë gjithë natën në morgun e qytetit të Lezhës dhe asnjë mjek apo ekspert nuk ndodhej aty për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore. (a.r/news24/balkanweb)