E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet referencë, ndërtuesit kundër të qeverisë

Nga Aurora Sulce
Ndërtuesit kundërshtojnë vendimin e qeverisë për zbatimin e çmimeve të referencës për lëndët e para në projektet e infrastrukturës. Sipas tyre vendimi thyen rregullat e tregut të lirë. 

TIRANË - Ndërtuesit kundërshtojnë vendimin e një dite më parë të qeverisë për vendosjen e çmimeve të referencës për lëndët e para në këtë sektor për projektet e infrastrukturës. Ata deklarojnë se ky vendim është në kundërshtim me rregullat e tregut të lirë, ku çmimet përcaktohen nga ofertë-kërkesa dhe nuk imponohen. Ndërtuesit deklarojnë se çmimet e referencës janë vendosur në mënyrë arbitrare nga ekzekutivi, pa marrë parasysh mendimin e tyre.
Ndërtuesit i tremben faktit se qeveria dhe administrata tatimore, duke shfrytëzuar vendimin e një dite më parë, mund të zbatojnë çmimet e referencës edhe për ndërtimet private, siç janë pallatet. Në këtë rast, kostot do të ishin të mëdha, pasi do të shoqëroheshin me rritje të mëtejshme të çmimit të shitjes së banesave.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›