Lezhë, arrestohet 35 vjeçari i cili vrau 60 vjeçaren
Është arrestuar sot 35 vjeçari Anton Mrozi, i cili akuzohet për vrasjen se bashkëshortes së të afërmit të tij, Marie Mrozi 60 vjeç. Arrestimi i tij është kryer në bashkëpunim me forcat blu të Shkodrës dhe të Lezhës.
LEZHE- Operacioni i drejtorisë së policisë Lezhë dhe komisariatit të Shkodrës përfundon me vënien në pranga të të kërkuarit Anton Mrozi, i akuzuar për vrasjen e Marie Mrozi. 35-vjeçar është dorëzuar pas rrethimit që policia e Lezhës dhe ajo e Shkodrës i ka bërë banesës në periferi të qytetit të Lezhës ku fshihej i kërkuari. I dyshuari për vrasje, Anton Mrozi, ka parë veten të zënë ngushtë dhe është vetëdorëzuar pas shumë minutash negociata. Anton Mrozi akuzohet si autor i një ngjarje të rëndë të ndodhur më datë 1 tetor në fshatin Lac të Vaut të Dejës në Shkodër. 35-vjeçari dyshohet të ketë vrarë me thikë bashkëshorten e të afërmit të tij, Marie Mrozi 60 vjeç. Sipas policisë, Mrozi dyshonte se viktima e tij, Maria i kishte vrarë para disa kohesh të ëmën. Pas vetëdorëzimit, çështja i ka kaluar për kompetencë komisariatit dhe Prokurorisë së Shkodrës për hetime të mëtejshme. (a.r/news24/balkanweb)