E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët në 3 nëntor protestë për kërkesat

Data 3 nëntor do të jetë dita kur minatorët do të zhvillojnë protestën e radhës për të arritur që të bindin qeverinë shqiptare për të përmbushur kërkesat e tyre. 

TIRANË - Minatorët kanë vendosur të përshkallëzojnë protestat e tyre duke paralajmëruar edhe bllokimin e një prej rrugëve kryesore në kryeqytet. 3 nëntori do të jetë data kur minatorët do të zhvillojnë protestën e radhës për të arritur që të bindin qeverinë shqiptare për të përmbushur kërkesat e tyre.
Pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar minatorë nga vende të ndryshme të Shqipërisë kanë vendosur që protesta të zhvillohet në Tiranë përgjatë një itinerari që mundësinë më të madhe e ka të nisë nga TVSH duke vijuar deri tek kryesia e kuvendit. Duke mos përjashtuar edhe këtë herë mundësinë e një konfrontimi me policinë sikurse në protestën e kaluar minatorët fajësojnë që çdo incident provokohet nga qeveria.
Protestës së 3 nëntorit në kryeqytet do ti paraprijnë edhe një tur i minatorëve në disa rrethe ku ata do të zhvillojnë konferenca të jashtëzakonshme në mënyrë që mobilizimi i tyre të jetë më i madh.
(a.s/News24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›