E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenca uron “Pashkët”

Na bënë të dyshojmë a është festa e Krishtlindjeve apo e pashkëve?

Zyra e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dje ia ka uruar qytetarëve të besimit të krishterë, pashkët. E këtë gjë e ka bërë në web-faqen zyrtare.

Në urimin për Krishtlindje që presidentja Jahjaga e ka bërë për qytetarët, në përkthimin në gjuhën serbe, thuhet se “presidentja ia uron besimtarëve të krishterë Pashkët”.

Safet Zejnullahu nga departamenti për Komunikim në Presidencë, ka thënë për Indeksonline ky mund të jetë gabim i sektorit të përkthimit.

“Ka mundësi që ka gabuar sektori i përkthimit. Unë jam në rrugë nuk kam qaje në internet” ka thënë Zejnullahu për Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›