Institucioni i Përgjegjësisë
Martin Leka
Shumë pak nga “kasta” e politikës shqiptare të tranzicionit demokratik (që për fatin tonë të keq po i afrohet dy dekadave) kanë patur atë cilësi të domosdoshme politike në demokraci: përgje-gjësinë ndaj qytetarëve! Për rreth dy dekada, kemi parë e njohur mjaft politikanë në poste të larta shtetërore, të cilët pothuajse kanë qenë të njëtrajtshëm në vijueshmërinë politike të drejtimit rutinor, rrallëherë impresionues (me ndonjë përjashtim) dhe me një standard mesatar deri mediokër të produktivitetit që përcjell përgjegjësia politike tek votuesit.
Tema për të cilën po flasim është trajtuar sa e sa herë në forma nga më të ndryshmet, por ajo ç’ka rezonon në përgjithësi për klasën politike, përkatësisht dhe në mënyrë të veçantë për zyrtarët e lartë, posti i të cilëve ka impakt të drejtpërdrejtë dhe të prekshëm me qytetarin, është pikërisht papërgjegjshmëria politike, morale e qytetare. Pikërisht kultivimi i kësaj cilësie është ndër shkaqet pse Shqipëria, një vend i vogël e lehtësisht i menaxhueshëm drejt një zhvillimi e progresi të shpejtë cilësor e sasior, ka mbetur kaq prapa në krahasim me disa vende të rajonit.
Politikanët, qeveritë, zyrtarët tanë, në mënyrë permanente janë akuzuar për paaftësi, diktat, korrupsion. Janë akuzuar për padrejtësi, shkelje të ligjit, mediokritet drejtimi. Janë akuzuar për favore, militantizëm, demogagji drejtimi… Sigurisht, në çdo vend, mund të thotë dikush dhe kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë, politika akuzohet me të njëjtën terminologji. Por ka një ndryshim të madh me politikën dhe drejtimin që bëhet këtu, ndryshim i cili fillon pikërisht nga PERGJEGJESIA si institucion i domosdoshëm i një politikani që pretendon të bëjë karrierë.
Parmbrëmë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, bëri disa deklarime impresionuese, duke krijuar një “standard” të ri për klasën politike: atë të përgjegjësisë.
Momenti i parë ishte ai kur zoti Topi nuk iu shmang pyetjes, siç bëjnë zakonisht politikanët tanë, duke u hedhur degë më degë gjersa pyetjen ta harrojë edhe vetë gazetari, por me përgjegjësinë dhe seriozitetin e një politikani serioz dhe me detyrimin e politikanit numër një në detyrën e Kreut të Shtetit, pranoi se dekorimi i një juristi, të kontestuar në opinion për shkak të rrethanave të tij të mëparshme që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij në organet e drejtësisë edhe në kohën e komunizmit, “ishte një handikap i cili do të vihet në drejtësi”.
Momenti i dytë ka të bëjë me mosbindjen partiake, shkak që jo rrallë e ka vënë Presidentin përballë disa eksponentëve të partisë së tij në pozitën e “armikut”. Kthimi i dekretit për Kodin Zgjedhor, zbuloi në fakt atë që të gjithë e perceptonin: luftën e ftohtë të asaj pjese të PD-së me Presidentin “mosbindës”, të udhëhequr nga Topalli etj. “Presidenti u bë me pakicën”, tha menjëherë nga Londra, Jozefina, pa e ditur fare se pse e kishte kthyer ligjin Presidenti. Dhe a e dini pse? Një detaj teknik, i cili prekte pikërisht kushtetutshmërinë, që lidhet me datën e zgjedhjeve: në zhargonin përditës, gjithë detaji kishte të bënte me ndryshimin e 9 në 6, pra një nëntë kokëposhtë që bëhet gjashtë, dhe që konvergon me datën e zgjedhjeve sipas Kushtetutës së Republikës. Fakti që Komisioni përkatës i Kuvendit e konfirmoi këtë gabim në Kod, pra i dha të drejtë Kreut të Shtetit, tregon qartë për rolin që luan Presidenti dhe për standardin e përgjegjësisë politike e institucionale që ai po përfaqëson në një klimë jo fort të përgjegjshme politike.
Nëse do t’i referoheshim pikërisht standardit të përgjegjësisë, për të cilin folëm më lart, sot do të prisnim të gjithë daljen publike për ndjesë po publike të zonjës Topalli karshi Presidentit të Republikës. Kjo nuk do të ishte humbje, por një fitore jo vetëm për zonjën në fjalë, por në radhë të parë një fitore për institucionet.
Gjithsesi, institucionet e përgjegjësisë mund të ngrihen vetëm me aktorë të përgjegjshëm…