OSSH: Përfundon vendosja e 75 mijë matësve
OSSH ka përfunduar procesi i instalimit të 75 mijë matësve të rinj për konsumatorët. Pjesa më e madhe e matësve mësohet të jenë instaluar tek abonentët familjarë dhe privatë. Me vendosjen e matësve elektrikë, OSSH garanton kontrollin në të gjithë territorin e vendit për energjinë e konsumuar, duke krijuar edhe mundësinë për marrjen e masave kundër abuzuesve me energjinë elektrike. Me vendosjen e matësve përfundon një herë e mirë faturimi aforfe i konsumatorëve. Një pjesë e mirë e faturave aforfe nuk paguhen nga konsumatorët, çka rrit edhe treguesin e humbjeve për OSSH. Por me vendosjen e matësve pritet të rriten arkëtimet e energjisë elektrike nga konsumatorët.