Topalli takon studentët e Kamzës
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha dje se Kuvendi e ka prioritet të tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin prodhimin dhe eksportimin e prodhimeve vendase. Studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës ishin pjesëmarrës në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Industrisë dhe Veprimtarisë Prodhuese, ku mori pjesë edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Studentët zgjodhën këtë takim me Kryetaren e Kuvendit dhe deputetët e Komisionit për të promovuar disa produkte ushqimore vendase, për të tërhequr vëmendjen e deputetëve dhe Qeverisë, në mbështetje të prodhimeve bio. “Kuvendi ka pasur ndër prioritetet e punës së tij hartimin dhe miratimin e ligjeve që nxisin produktet vendase si dhe eksportimin e tyre në tregjet rajonale e ndërkombëtare. Një nga çështjet më të diskutueshme nga deputetet në seancë, mbetet zhvillimi i bujqësisë, nëpërmjet politikave që mbështesin prodhimet bio”, tha kryeparlamentarja Topalli.