E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, prokuroria kërkon tre burgime të përjetshme

Tiranë- Prokuroria e Tiranës kërkoi dënimin me burgim të përjetshëm për Ylli Pinarin, ish drejtorin e kompanisë shtetërore të tregtisë së armeve, MEICA, Mihal Delijorgjin, ish pronarit e kompanisë Albademil, e cila ishtë pronare e kantierit të demontimit të predhave ne gërdec dhe Dritan Minxhollin, ish drejtor i kësaj fabrike. Ndërsa për ish shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Luan Hoxha, u kërkua denimi me 8 vjet burg dhe po kaq edhe për ish shefin e Komandës së Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes Shpëtim Spahiu. Ndërsa për Sokol Ngjecin u kërkua dënimi me 23 vjet burg. Për të pandehurit e tjerë prokuroria, kërkoi dënimin nga 1-8 vjet burg, të akuzuar për shpërdorim detyre. Gjithashtu Prokuroria kërkoi sekuestrimin e te gjitha aseteve të kompanisë “Albademil”, ndalimin e veprimtarisë së saj për 25 vjet, si dhe heqjen të drejtës përfundimisht për tu marrë me procesin e demontimit. Gjithashtu ajo kërkoi sekuestrimin e të gjithë aseteve që u gjenden në kantierin e demontimit. Paralelisht me kërkesën për denimin me burg, për ish ushtarakët e lartë u kërkua heqja e të drejtës së ushtrimit të detyrës dhe zhveshja nga gradat që mbanin.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish seanca
  2. 4 vjet e 8 muaj burg për trafikantin e mariuhanës.
  3. Bulqizë, prokuroria nis hetimet për zbardhjen e tragjedisë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›