Çudia, Bajramaj dhe i fejuari, Alushi dëmtohen, 6 muaj jashtë fushave

Bajramaj me te fejuarin Alushi
Java që lamë pas nuk ka qenë aspak e mirë për futbollisten e kombëtares gjermane, shqiptaren Fatmira Bajramaj dhe të fejuarin e saj, futbollistin e Kaiserslautern, Enis Alushi.
Të dy rrezikojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë jashtë fushës së lojës për shkak të dëmtimeve që pësuan në ndeshjet respektive.
Të shtunën e shkuar në Bundesligën e femrave, Bajramaj u dëmtua vetëm pak sekonda pas shënimit të një goli. Diagnoza: 6 muaj jashtë fushave.

Bajramaj pas demtimit
Çuditërisht, vetëm tri ditë para i fejuari i Bajramaj, Enis Alushi u detyrua të dilte nga fusha para fundit për shkak dëmtimi. Diagnoza: 6 muaj jashtë fushave.
Alushi tha se lajmi se do të qëndronte kaq gjatë jashtë fushave ishte si një shok për të, dhe Bajramajn po ashtu. Të dy janë të lidhur që prej qershorit 2011, të fejuar prej gushtit të këtij viti.
Bajramaj rrezikon që pas këtij dëmtimi të humbasë edhe Kampionatin Europian të vitit 2013 në Suedi.

Alushi pas demtimit
Alushi ka kaluar këtë sezon nga Paderborn, ku luan futbollisti i kombëtares shqiptare, Alban Meha tek Kaiserslautern