Ndahet nga jeta, marksisti i përjetshëm, historiani Eric Hobsbaum

Eric Hobsbaum
Eric Hobsbaum, një prej historianëve më të rëndësishëm të shekullit të 20-të është ndarë sot nga jeta në moshën 95 vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e tij nëpërmjet një njoftimi zyrtar.
Hobsbaun, një marksist i përjetshëm, puna e të cilit ka ndikuar breza të tërë historianësh dhe politikanësh u nda nga jeta në orët e hershme të së hënës në Royal Free Hospital në Londër, pas një sëmundjeje të gjatë.
Libri i tij me katër vëllime, për shekujt 19- 20, që përfshin historinë evropiane që nga revolucioni francez e deri në rënien e Bashkimit Sovjetik është e njohur si një ndër veprat më përcaktuese të kësaj periudhe.
Angazhimi i përjetshëm i Hobsbaum drejt parimeve marksiste e bëri atë një figurë të diskutueshme.
Hobsbaum ka lindur në një familje hebreje në Aleksandri, Egjipt, në vitin 1917, dhe është rritur mes Vjenës dhe Berlinit, duke lëvizur për në Londër bashkë me familjen e tij në vitin 1933, vit që Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani.
Ai është bërë anëtar i Akademisë Britanike në vitin 1978, dhe në vitin 1998 iu dha edhe titulli i nderit. Historiani ka lënë pas gruan e tij, Marlene, vajzën Julia dhe djemtë Andy dhe Joss.