E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulevardi, punimet nisin brenda javes Eljona Ballhysa

Punimet per zgjatimin e bulevardit te ri do te nisin shume shpejt, ndoshta brenda javes. Deklarata eshte bere dje nga kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha, nderkohe qe po dje Keshilli i Ministrave miratoi vendimin per shpronesimin publik te 204 objekteve private, duke i krijuar te gjitha mundesite per nisjen sa me pare te punimeve. “Sot, Fondi i Abu-Dhabit ka bere zyrtar aprovimin e fituesit te tenderit nderkombetar per bulevardin e Tiranes dhe ne presim brenda nje kohe shume te shkurter, me aprovimin e marre nga Fondi i Zhvillimit te Abu-Dhabit, qe eshte edhe Fondi i investimit per kete projekt, te finalizojme hapat dhe mundesisht brenda kesaj jave te bejme mobilizimin. Sot, ka nje etape tjeter, te fundit, te rendesishme dhe qe eshte akti i qeverise, vendimi i Keshillit te Ministrave per te miratuar shpronesimin e objekteve ne trajektoren e bulevardit. Me permbylljen me sukses te kesaj etape, te ketij vendimi, ne jemi gati te nisim punimet, ndoshta qe ne kete fundjave”, eshte shprehur Basha. Nga ana tjeter ne mbledhjen e djeshme qeveria miratoi vendimin per shpronesimin e pasurive te paluajtshme, prone private, qe preken nga zbatimi i projektit “Bulevardi verior dhe rehabilitimi i lumit te Tiranes”. Zbatimi i ketij projekti paraqitet i nje rendesie vitale per zhvillimin e metejshem te infrastruktures se kryeqytetit dhe ndikimin e drejtperdrejte ne rritjen e mireqenies dhe te zhvillimit te vrullshem ekonomik te Bashkise Tirane. Per venien ne zbatim te projektit “Bulevardi Verior dhe Rehabilitimi i Lumit te Tiranes”, faza e I-re, ne Bashkine e Tiranes, pas analizes teknike te kryer nga grupet teknike te punes te ngritura prane Bashkise se Tiranes, eshte konstatuar nevoja per shpronesimin e pasurive troje ne pronesi private me siperfaqe totale prej 38.642 m² dhe 204 objekteve te ndertuara, ne pronesi apo posedim privat. Referuar informacionit zyrtar dhe verifikimeve ne terren te kryera nga grupet e punes te ngritura nga Bashkia e Tiranes me qellim kontrollin, evidentimin dhe vleresimin e mases se shperblimit per objektet e banimit, objektet industriale dhe bujqesore, jane identifikuar si pasuri private te domosdoshme per t’iu nenshtruar procedurave te shpronesimit per interes publik, pasuri troje prone private gjithsej 58 me siperfaqe 38.642 m², te ndodhura ne zonat Kadastrale 8340 dhe 8330.

Vlera monetare per shpronesimin e 204 objekteve, eshte 844.853.879 leke. Pjesa me e madhe e objekteve qe do t’i nenshtrohen procesit te shpronesimit qe kane statusin “objekte te ndertuara pa leje”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›