E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Bregu: Në janar axhendë të re veprimi

TIRANË- Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu gjatë mbledhjes së sotme të komisionit të integrimit për 12 rekomandimet, ka njoftuar se në janar të vitit 2012 qeveria shqiptare do ketë një axhendë të re veprimi për përmbushjen e kritereve të lëna si detyrë nga KE, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

Ministrja Bregu sqaron se grupi i punës do monitorojë zbatimin e 12 rekomandimeve bazë, ndërkohë që do të ketë edhe ndarje të masave që do të zbatohen nga institucionet qeveritare.

"6 rekomandime nga 12 të vendosura janë përgjegjësi direkt e ministrisë që unë drejtoj", -u shpreh ministrja Bregu.
.
Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e socialistëve ku sipas deputetit Taulant Balla rekomandimet nuk duhen ndarë, por duhet gjetur një formulë bashkëpunuese për arritjen e objektivit, marrjen e statusit kandidat. Punimet e komisionit të integrimit u ndoqën sot dhe nga ambasadori i BE në Tiranë Etore Sequi
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›