Integrimi, Bregu mbledh grupin e përkthyesve të pyetsorit
"Përkthimi dhe rrjedhshmëria e gjuhës së përgjigjeve të pyetësorit, janë elementë që ndikojnë jashtëzakonisht në vlerësimin e përgjigjeve nga Komisioni Evropian", u shpreh Bregu.
Shqipëria do të mbështetet edhe në eksperiencën kroate, e sjellë në Shqipëri nëpërmjet grupit të ekspertëve të kryesuar nga kryenegociatori kroat, Vladimir Drobnjak. Gjatë takimit të organizuar në ambientet e Ministrisë së Integrimit, Bregu vlerësoi se "grupi prej 58 përkthyesish përbëhet nga njerëz me eksperiencë, pedagogë të fakultetit të gjuhëve të huaja dhe ekspertë të fushës që gjatë gjithë karrierës së tyre janë marrë me përkthim në Shqipëri ose Kosovë, pranë UNMIK-ut".
Bregu theksoi rëndësinë që ka kompletimi i instrumentit zyrtar të Komisionit Europian për dhënien e përgjigjeve të pyetësorit, të cilën e konsideroi si një nga sfidat më të mëdha për administratën shqiptare. "Nuk kam dyshim se përkthimi i dokumentit zyrtar shqiptar, që do të dorëzohet në Bruksel, është një punë voluminoze, por cilësia, respektimi i kohës dhe shpejtësia, do të jenë dy elementët kryesorë që do të karakterizojnë punën tuaj”, tha ministrja.
Ajo informoi ekipin e përkthyesve se brenda kësaj jave do të jetë gati portali që do të ndihmojë identifikimin e përkthyesve në bazë të preferencave të përkthimit, njohurive, fushave apo institucioneve përkatëse që janë të përfshira në proces. Ministrja prezantoi gjithashtu edhe një manual përkthimi për legjislacionin shqiptar në anglisht, glosar-in e MSA-së , i cili ka 1300 termat kryesorë të përdorshëm edhe në Acquis, dhe fjalorthin për integrimin evropian, institucionet dhe politikat e BE-së, materiale këto që do t’u vijnë në ndihmë përkthyesve gjatë punës së tyre.