Zvogëlim i trupave të KFOR-it në Kosovë
PRISHTINE- Komandanti suprem i NATO-s për Evropë, admirali James Stavridis konfirmoi në Prishtinë se nga janari i vitit të ardhshëm, numri i paqëruajtësve të KFOR-it do të zvogëlohet në 10 mijë, apo rreth 4 mijë ushtarë më pak se sa janë aktualisht.
Ai tha se përmirësimi i situatës së sigurisë i ka mundësuar Aleancës të reduktojë praninë e saj në Kosovë, ndërsa përjashtoi mundësinë që ky zvogëlim i paqëruajtësve të NATO-s të bëhet për shkak të angazhimit të më shumë trupave në misionin e Aleancës Veriatlantike në Afganistan.
Admirali Stavridis gjatë vizitës në Prishtinë theksoi se NATO mbetet e përkushtuar që në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe policinë të sigurojë një të ardhshme të ndritshme të vendit.
Ai tha se nuk shihte ndonjë grup apo organizatë që do të mund të rrezikonte qëndrueshmërinë e Kosovës.
(bbc/BalkanWeb)