E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, Papandreu: Sakrificat do kenë rezultat

ATHINë- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu siguroi bashkatdhetarët e tij, të vendosur nën masa të rrepta, se sakrificat e tyre do të kenë rezultat, në një intervistë për një të përditshme ekonomike publikuar sot.
"Sakrificat do të kenë rezultat. Në këto tre vjet, financat publike do të jenë rregulluar dhe ne do të arrijmë të ristrukturojmë dhe tp modernizojmë administratën'', deklaroi Papandreu në të përditshmen greke ''Kosmos tou Ependyti''.

"Në këto tre vjet, apo ndoshta më herët, Greqia do të jetë një vend i besueshëm'', shtoi ai.
Papandreu nënvizoi se ''sfida e ardhshme do të jetë marrja e masave për të promovuar rritjen dhe përmirësimin e konkurrencës''.

Miratimi i masave të rrepta nga Parlamenti grek parashikon të ekonomizojë 4,8 miliardë euro në sajë të uljes së pagave në funksionin publik dhe rritjes së TVSH-së me dy pikë, ngjalli një reagim të fortë të sindikatave që kërkuan një grevë të përgjithshme më 11 mars, e dyta në dy javë.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›