E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Integrimi/ Mbahet sot takimi Shqipëri-BE për procesin Screening

Mbahet sot (15 shtator) takimi Shqipëri-BE për procesin screening, për afërsimin e legjislacionit shqiptar me atë europian. Sot është dita e parë e takimit që do të kryesohet nga kryenegociatorja  Majlinda Dhuka dhe nga drejtuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit.

Kujtojmë se nga 12 shtatori Grupi i Punës i Këshillit të BE-së për Zgjerim dhe për vendet negociuese për anëtarësim në BE – COELA, zhvilloi takime në Tiranë me autoritetet më të larta.

Ndërkohe në muajin qershor u zhvillua dhe mbledhja mes delegacioneve të BE dhe Shqipërisë për procesin e shqyrtimit të legjislacionit (Screening) mes Shqipërisë dhe BE për çdo kapitull në mënyrë që të përshtatet me atë të Unionit Europian. Në takim ishin të pranishëm ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe kryenegociatori Zef Maz, ndërsa fjala hapëse u mbajt nga komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Po çfarë është Screening? Ky proces bën një ekzaminim të detajuar nga KE së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues me rekomandime që duhet të arrihen nga Shqipëria.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›