E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Mbretëreshën Elizabeth II, i pranishëm në seancë dhe Ambasadori britanik

Seanca plenare e Kuvendit ka nisur sot (15 shtator) me një minutë heshtje në nder të Mbretëreshës Elizabeth II e cila u nda nga jeta më 8 shtator. I pranishëm në seancën plenare është dhe ambasadori britanik Alastair King-Smith.

Deputetët kanë vendosur që të marrin në konsideratë kërkesën e kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla për të shtyrë për votim javën e ardhshme dy kandidatët për  për anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSHAlbert Minga dhe Edmond Tullumani.

Sipas rendit të ditës, deputetët do të diskutojnë gjithashtu për ratifikimin e marrëveshjes financiare në kuadër të partneritetit Shqipërisë- KE për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›