Integrimi Presidenti Nishani merr mbeshtetjen e BE

Në vijim të vizitës zyrtare në Bruksel, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit Evropian José Manuel Barroso.
Pasi vlerësoi ecurinë e reformave për konsolidimin e institucioneve demokratike të shtetit ligjor dhe ecurinë ekonomike të Shqipërisë, Presidenti Barroso shprehu bindjen se ka potenciale për zhvillime të mëtejshme pozitive, përkatësisht në reformën parlamentare, reformimin e sistemit gjyqësor dhe ligjin për kufizimin e imuniteteve.
Në këtë kontekst, Presidenti Barroso përcolli mesazhin se në këtë moment të rëndësishëm për Shqipërinë duhet vullnet i të gjithë faktorëve politikë dhe institucionalë, dhe se kyçi i suksesit është konsensusi.
Kreu i KE-së theksoi se reformat janë në interes të qytetarëve shqiptarë dhe se ato duhet të vazhdojnë edhe pas progres-raportit me qëllim përmirësimin e standardeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve shqiptarë.
Presidenti Barroso vlerësoi në mënyrë të hapur qasjen racionale të Shqipërisë ndaj çështjeve rajonale dhe e vlerësoi politikën e jashtme të Shqipërisë në rajon si faktor domethënës për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pasi renditi rezultatet e arritura nga institucionet dhe shoqëria shqiptare në procesin e reformave u përqendrua në mënyrë të veçantë te sfidat në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Kryetari i Shtetit Shqiptar u shpreh se kthimi i besimit të gjyqtarëve te sistemi i drejtësisë, nëpërmjet promovimit të karrierës së tyre, në bazë të meritës dhe vlerësimit në mënyrë transparente përbën një nga prioritetet e presidencës së tij, me synim rritjen e efektivitetit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Presidenti Nishani ndau të njëjtin mendim me Presidentin Barroso se marrja e statusit të vendit kandidat është plotësisht në dorë të institucioneve shqiptare dhe duhet të bazohet në meritë.
Presidenti i Republikës pasi bëri një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në rajon u shpreh se Shqipëria do të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv në paqen dhe stabilitetin e rajonit duke mbështetur dialogun si të vetmin mjet komunikimi ndërmjet vendeve të Ballkanit.
Deklaratat
Presidenti Barroso: E urova Presidentin për zgjedhjen e tij si dhe e përgëzojmë Presidentin Bujar Nishani për vendimin e shpejtë, menjëherë pas marrjes së detyrës për të pasur praninë e tij pikërisht këtu në Bashkimin Evropian, dhe mbi të gjitha për të ardhmen e Shqipërisë.
Diskutuam edhe çështjet kyçe të Shqipërisë, për reformat thelbësore, madje edhe për hapat e mëtejshëm që do të ndërmarrë Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Evropian.
Jam plot besim se Shqipëria me njerëzit e saj do të tregojnë vendosmërinë dhe kapacitetin për të vazhduar drejt kësaj faze. Shqipëria po bën përparim dhe hapa gjigante për të vazhduar drejt rezultateve pozitive që kanë të bëjnë me integrimin në Bashkimin Evropian. Madje, unë i nxis të gjithë aktorët politikë në vend që të mbajnë një konsensus të fuqishëm dhe të mirë për të ardhmen e Shqipërisë.
Kjo është edhe rruga drejt suksesit. Miratimi i Kodit Zgjedhor, madje edhe arritjet në 12 pikat kyçe të integrimit në Bashkimin Evropian, reformat e ndryshme që kanë të bëjnë pikërisht edhe me të drejtat e njeriut, janë edhe hapat e parë drejt rrugës së duhur. Nuk duhen kursyer lëvizjet dhe përpjekjet për t'i plotësuar këto reforma, dhe mbi të gjitha për të luftuar korrupsionin, si dhe për të forcuar zbatimin e ligjit. Në këtë respekt pra, edhe përkushtimi i plotë i Presidentit Nishani pikërisht në këto pika, është shumë i mirëpritur, madje edhe për të diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë.
Pra, më lejoni të jem shumë i qartë, progresi i Shqipërisë po ndodh me të vërtetë, po ndodh realisht. Dhe madje Shqipëria e do me të vërtetë integrimin evropian. Është tani në duart tuaja për të bërë çdo gjë që është e nevojshme për ta çuar Shqipërinë drejt rrugës së integrimit evropian.
Zoti President, nga ana e Komisionit Evropian, mund të mbështeteni tek ne si partnerë të fuqishëm dhe miq drejt qëllimit tuaj. Ju falënderoj për vëmendjen!
Presidenti Nishani: Ishte një kënaqësi e madhe për mua që u takova për herë të parë në cilësinë e Presidentit të Shqipërisë me Presidentin e Komisionit Evropian, José Manuel Barroso. Shkëmbyem pikëpamje rreth zhvillimeve politike dhe ekonomike në Shqipëri dhe mbi të ardhmen e saj evropiane të përqendruara në statusin e vendit kandidat. Së shpejt Komisioni Evropian do të nxjerrë raportin e përparimit. E informova Presidentin Barroso për përparimin e shënuar deri më tani në zbatim të marrëveshjes politike të nëntorit si dhe të 12 përparësive për: Arritjen e dialogut politik në Parlament; aprovimin me konsensus të reformës zgjedhore, e cila përfshiu disa ndryshime të rëndësishme në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it; zgjedhjen e Avokatit të Popullit me konsensus; punën e komisionit të posaçëm për rishqyrtimin dhe përmirësimin e rregullores së Parlamentit në përputhje me rregulloren e Parlamentit Evropian; miratimin e ligjeve që presin të votohen nga një shumicë e cilësuar; rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, sidomos nëpërmjet bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar dhe zbatimit të ligjit "anti-mafja" që përfshin edhe konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë kriminale. E informova Presidentin Barroso për rishikimin e kuadrit ligjor për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë dhe gjykatësve, për reformën në sistemin gjyqësor që synon konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. E sigurova Presidentin Barroso mbi përkushtimin tim të fortë si President i Shqipërisë për të bërë më të mirën në mënyrë që të kontribuoj drejt konsolidimit të frymës së bashkëpunimit që të gjitha palët të vazhdojnë të jenë të përfshira e të përkushtuar në këtë proces deri në suksesin e tij. Me Presidentin diskutova gjithashtu rreth përparimit të bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve rajonale. Ndamë mendimin se prespektiva e Bashkimit Evropian ka dhënë provë që është instrumentale për inkurajimin e frymës së bashkëpunimit rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Përparimi i vendeve ballkanike drejt anëtarësimit evropian konfirmon aftësinë dhe fuqinë transformuese të politikës së zgjerimit si dhe përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj perspektivës evropiane të rajonit. E sigurova Presidentin Barroso se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon, të zhvillojë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë si dhe të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse rajonale dhe bashkëpunim në të gjitha nismat dhe marrëdhëniet rajonale si pika kyçe referimi të integrimit në Bashkimin Evropian dhe një standard evropian i rëndësishëm. Në përfundim, dëshiroj të falenderoj Presidentin Barroso për përkushtimin dhe përpjekjet e tij të palodhura në mbështetje të procesit të zgjerimit në përgjithësi si ndaj Shqipërisë në veçanti dhe të shpreh dëshirën time të fortë për të vazhduar dialogun tonë edhe në të ardhmen. Gazetarja e "ABC News dhe TV Klan", Erisa Zyko: Zoti Presidenti Barroso, përveç faktit që ka një ndryshim në reformat e këtij viti në krahasim me dy vite më parë, a ka ardhur koha që Komisioni të japë një sinjal pozitiv për vendin e vetëm të rajonit, i cili nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë në mënyrë që të krijohet një ekuilibër më i mirë mes qytetarëve të rajonit, sepse duhet të themi që shumicës së vendeve të rajonit iu është dhënë statusi i kandidatit? Presidenti Barroso: E kuptoj shumë mirë pyetjen tuaj, por siç e dini, politika jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë analizuese për përparimin sipas meritës së secilit vend. Sigurisht që mund të bëni një analizë të përgjithshme, më të gjerë në kontekstin e integrimit dhe kjo është krejtësisht e legjitimuar, por në kontekstin e Komisionit, ne duam edhe rezultate faktike për vende specifike qëi plotësojnë kriteret për anëtarësim. Pra ne nuk shikojmë nuk shikon çështjet që kanë të bëjnë me kontekstin e gjerë, por me arritjet dhe meritat e secilit vend. Kjo është mirë, por është shumë e rëndësishme që Komisioni vetë të ruajë besueshmërinë dhe siç e përmenda edhe pak më parë, ne shikojmë që Shqipëria ka shënuar përparim në rrugëtimin e saj integrues drejt Bashkimit Evropian dhe ne mirëpresim vërtet këtë përparim dhe ne besojmë që edhe Presidenti i Shqipërisë do të vazhdojë ta përforcojë këtë rrugëtim me këto hapa pozitive. Nishani-Rompuy: KE e gatshme për bashkëpunim me Shqipërinë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani në kuadër të vizitës zyrtare triditore në Bruksel u prit në një takim nga Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy. Presidenti Nishani bëri një pasqyrë të detajuar të arritjeve në procesin e reformave, bazuar në 12 prioritetet e Komisionit Evropian duke theksuar se integrimi evropian është alternativë e vetme dhe gëzon mbështetjen e mbarë popullit shqiptar. Presidenti Nishani garantoi Presidentin Van Rompuy se është i vendosur të luajë rolin e tij kushtetues për të kontribuar në reformimin e sistemit të drejtësisë me qëllim rritjen e efektivitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si edhe në nxitjen e një procesi gjithëpërfshirës ku të gjitha palët të ndiejnë përgjegjësinë për ecurinë e procesit dhe po ashtu të ndajnë frytet e suksesit. Kreu i Shtetit vuri në dukje se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë janë shembuj pozitivë që provojnë se Shqipëria respekton me seriozitet rregullat dhe standardet e kërkuara. Politika rajonale e Shqipërisë, e cila bazohet në parimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në rajon zuri një vend të veçantë në prezantimin që Presidenti Nishani bëri për situatën në rajon. Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy e përgëzoi Presidentin Nishani për arritjet e Shqipërisë në proceset e reformave dhe theksoi se mbetet mbështetës i zgjerimit të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për integrimin evropian të Shqipërisë. Presidenti Van Rompuy e cilësoi Shqipërinë si një faktor kyç stabilitetin në rajon dhe inkurajoi që ajo të vazhdojë të luajë këtë rol. Presidenti i Këshillit Evropian vuri në dukje se Shqipëria është e përgjegjshme në reformat dhe e qartë në perspektivën e saj. Presidenti Van Rompuy vlerësoi lart angazhimin e Presidentit Nishani për angazhimin e tij për gjithëpërfshirjen e faktorëve politikë, institucionalë dhe shoqërisë civile në procesin e reformave.