E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Rasmussen-Imami: Shqipëria, angazhim të plotë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, vlerësoi dje gjatë takimit me ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, arritjet e deritanishme në FA Shqiptare, gjë e cila, - theksoi ai, - dëshmon për përkushtimin tuaj në rrugën drejt integrimit euroatlantik. Ai vlerësoi veçanërisht bashkëpunimin dhe angazhimin e Shqipërisë ndaj aleancës, duke nënvizuar sidomos kontributin e trupave tona ushtarake në misionet e paqes në botë, sidomos në Afganistan. Z. Rasmussen, duke mbështetur ekspozenë që i bëri ministri Imami për zhvillimet aktuale dhe planet e ardhshme të FA Shqiptare, vlerësoi edhe një herë angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes në proceset integruese dhe theksoi se vështirësitë që po kalojmë, nuk do të pengojnë për zhvillimin dhe transformimin e FA. Imami theksoi se në Ministrinë e Mbrojtjes së shpejti do të ngrihet një sektor i veçantë për menaxhimin e asgjësimit të municioneve dhe materialeve të tepërta, me qëllim që ky proces të përfundojë me sukses brenda vitit 2014. Për këtë çështje ai kërkoi mbështetje edhe nga vendet e tjera të NATO-s dhe nga Konferenca e Donatorëve, e cila është mbajtur pak kohë më parë në Bruksel.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›