E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli-Rasmussen: Mirëpresim bashkëpunimin e opozitës

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i shprehu sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, gatishmërinë e mazhorancës për bashkëpunim me opozitën në ecurinë e reformave të tjera integruese. Kryeparlamentarja vlerësoi punën e Rasmussenit për transformimin e aleancës me të madhe në historinë e globit në mbrojtje të paqes dhe lirisë. Rasmussen, duke falënderuar për mikpritjen e ngrohtë dhe miqësore të rezervuar nga kryetarja e Kuvendit, u shpreh se vizita e tij është e një domethënieje të veçantë, vetëm një vit pas datës historike të anëtarësimit në NATO. Kam kënaqësinë e veçantë që në kuadër të vizitës time, vizitoj Parlamentin e Shqipërisë, si një institucion që ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe ka pasur një angazhim të thellë në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, - tha ai. Rasmussen ka vlerësuar punën e bërë nga Kuvendi dhe nismat ligjore të miratuara prej tij në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu bindjen e thellë se Parlamenti dheq po bëjnë gjithçka të mundur për të kontribuar si vend anëtar i NATO-s në përmbushjen e angazhimeve të aleancës, gjë që kërkon edhe një angazhim të fortë të vetë Parlamentit. Unë shpresoj që të gjitha grupet dhe forcat politike shqiptare do të angazhohen pozitivisht në jetën parlamentare, - tha z.Rasmussen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›