Integrimi, Sanino: Bashkëpunim për plotësimin e kritereve
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian Stefano Sannino ka kërkuar nga forcat politike në vend të bashkëpunojnë dhe të vijojnë reformat për të përmbushur kriteret e kërkuara nga KE-ja për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm Edmond Haxhinasto, Sannino theksoi se Shqipëria duhet të vazhdojë në rrugën e reformave pasi sipas tij ky është një vit i rëndësishëm për integrimin e saj në Bashkimin Europian.
“Forcat politike duhet të bashkëpunojnë pasi procesi i integrimit është gjtihëpërfshirës dhe vetëm kështu mund të çohet përpara axhenda e integrimit” ka theksuar Sanino.
vijon..