E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi në BE, Sanino nis vizitën në Tiranë

TIRANE- Ecuria e punes per integrimin e vendit ne BE ka sjelle sot ne Tirane drejtorin e Përgjithshëm te Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino.

Vizita e tij, njoftuar vetem pak kohe me pare nga ambasadori i BE-se ne vendin tone, Etore Sekui synon te ndjeke nga afer punën për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë.

Takimin e pare, Sanino e ka zhvilluar me numrin dy te qeverise, njeheresh ministrin e Jashtem, Edmond Haxhinasto.

Mesohet se Sanino do te zhvilloje takime me zyrtare te larte, qe nga kryeminstri Berisha, kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu.  Nje takim me vete pritet te jete ai me anëtarët e komisionit parlamentar të integrimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›