Ish-ministri britanik dëshmon rreth luftës në Irak
Hun është i pari nga anëtarët e kabinetit të asaj kohe, që po dëshmon në këtë proces. Të enjten para komisionit pritet të dalë Xhek Strou, ish-ministri i Jashtëm britanik i asaj kohe.
Ndërkohë, ish-kryeministri Toni Bler do të paraqitet para komisionit më 29 janar. Thelbi i hetimit ka të bëjë me ligjshmërinë e përfshirjes së Britanisë në luftë.