Integrimi dhe ndihma financiare e BE
Bashkimi Evropian i jep Shqiperise cdo vit rreth 100 milione euro ne forme ndihme. Nje fond per te cilin qeveria dhe shteti shqiptar nuk kane detyrime per ta paguar pas shume vitesh. Gjithcka qe vjen nga organizmi politiko-ekonomik, i cili simbolizon "Evropen e Bashkuar", synon kryesisht forcimin e institucioneve demokratike dhe bashkepunimin nderkufitar. Jo pak eshte shpenzuar nder vite per te rritur nivelin e administrates shqiptare, per ta aftesuar ne nivelet e kerkuara dhe per t'i krijuar mundesine vendit tone te shnderrohet ne nje "thithes" me te madh te financimeve te huaja. Pas shume programeve, trajnimeve, kurseve e seminareve, lind pyetja: Cili eshte efektiviteti i miliona eurove, qe sot regjistrohen si ndihme per Shqiperine ne zyrat e Brukselit? Sa kemi ditur ne te pasurohemi nga ndihma qe kemi marre?
Nje pergjigje e shpejte dhe permbledhese do te ishte se Shqiperia nuk ka rritur aq sa duhet kapacitetet administrative. Reformat e shpeshta ne administrate dhe "goditja" jo e sakte e projekteve qe vijne nga Bashkimi Evropian, duket te jete shkaku kryesor pse nepunesit tane nuk mbartin sot aftesite e duhura te menaxhimit publik. Por, me shqetesuese se kjo gjendje, mbetet fakti se administrata publike nuk ka nje memorie apo arkiv per te depozituar asistencen e marre ne vite. Shpeshhere ne dikasteret qendrore, nje punonjes largohet nga detyra bashke me bagazhin e krijuar, si pasoje e shume trajnimeve, kurseve e seminareve. Ai mund te sherbeje fare mire ne nje kompani private, pikerisht me aftesimin e marre nga moria e programeve qe financon Bashkimi Evropian. Sot ne ministrite e linjes se qeverise shqiptare eshte thuajse e pamundur te gjesh dokumente, materiale apo permbledhje qe mund t'u sherbejne te ardhurve rishtas ne detyre. Pikerisht ne kete pike, diskutimi mbi efektivitetin mbarset negativisht. Shqiperia nuk ka ditur nder vite te shfrytezoje maksimalisht aftesimin e nepunesve te saj, duke vuajtur ne menyre kronike nga nje administrate publike ne nivele te uleta.
Reformimi i konceptimit te ndihmes se huaj dhe pershtatja e saj me prioritetet e vendit mbeten sot sfida jo te lehta per zyrtaret e integrimit. "Koha Jone", ne bashkepunim me Institutin e Medias dhe Institutin "Agenda", jane perpjekur te bejne nje pasqyre te gjendjes dhe problemeve qe has shfrytezimi i financimeve nga Bashkimi Evropian. Me nje qellim paresor, rritjen e efektivitetit.
E.M