E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te sherojme Ballkanin

Njerezit ne Ballkan perballen me nje zgjedhje te forte kete vit: rajoni i tyre mundet qe me ne fund te zgjidhe problemet e hershme te tij nga lufterat e viteve 1990 ose te bjere serish ne paqendrueshmeri dhe ne nacionalizem ekstrem. Opsioni i pare do t'i coje ata perpara drejt stabilitetit, prosperitetit dhe integrimit evropian. Por shume komentatore besojne se i dyti eshte i pashmangshem.
Une nuk jam dakord me profecite fatkeqe. Sigurisht qe ka nje rrezik per paqendrueshmeri ne momentin kur statusi i ardhshem i Kosoves eshte ne momentin kur duhet te zgjidhet. Por reperkusionet nuk duhet te jene destabilizuese, nese BE-ja do te kete nje orientim te vendosur dhe unik per te siguruar nje pergjigje te koordinuar, ndersa ne takimin e sotem, ministrat e Jashtem duhet te jene te vetedijshem.
Asnje aktor tjeter nderkombetar nuk do te jete prekur ne menyre kaq te drejtperdrejte nga rezultati - as Rusia dhe as SHBA - dhe ne jemi te gatshem te marrim persiper pergjegjesite tona per te mbeshtetur stabilitetin dhe perparimin ne rajon. Ballkani perendimor ka bere nje perparim te qendrueshem mbase jo te njellojte, dhe objektivi i anetaresimit ne BE mbetet nje motivim i rendesishem per te vazhduar ne rrugen e reformave. E ardhmja e rajonit ndodhet qartazi ne BE, dhe pjesa me e madhe e njerezve do te shkojne atje me shpejt ose me vone.
Ne fakt, te gjitha vendet mund te bejne nje perparim me te shpejte perpara ne rrugen drejt Evropes. Ne fund te ketij viti, shpresoj se te gjithe ato do te kalojne permes portes drejt kandidimit per anetaresim, duke nenshkruar nje marreveshje stabilizimi dhe asociimi me BE. Shqiperia dhe Mali i Zi e kane bere tashme, ashtu sic e ka bere me pare ish-Republika jugosllave e Maqedonise, e cila shume shpejt mund te tregoje gatishmerine e saj per te filluar negociatat per anetaresim, nese ajo mund te ruaj vullnetin e mjaftueshem politik dhe dialogun nderpartiak per te cuar me tej reformat serioze.
BE tani eshte duke pritur qe Bosnje-Hercegovina dhe Serbia te plotesojne kushtet qe kane mbetur per te nenshkruar marreveshjen. Une dua te shikoj qe te dy keto vende te ndermarrin nje hap vendimtar perpara, jo vetem sepse ai do t'i sillte ato me afer BE-se, por kryesisht per te miren e qytetareve te tyre.
Profecite katastrofike per Bosnje-Hercegovinen deri tani kane rezultuar si te gabuara. Udheheqesit e vendit bene nje perparim te rendesishem vitin e kaluar mbi reformen e policise, me objektivin per te siguruar zbatimin e ligjit dhe ndarjen e policise nga politika. Per Serbine ka shume gjera qe jane ne loje. Ministrat e Jashtem te BE-se duhet t'i japin sot nje sinjal te forte per te ardhmen evropiane te Serbise, duke vendosur te nenshkruajne se shpejti nje marreveshje stabilizimi dhe asocimi. Serbia eshte shume prane bashkepunimit te plote me Gjykaten Penale Nderkombetare per ish-Jugosllavine, cka eshte esenciale per te lejuar qe vendi te ktheje faqen e nje prej periudhave me te errte ne historine e tij.
Kapaciteti institucional i jep Serbise nje potencial te madh per te ecur me shpejtesi perpara drejt Bashkimit Evropian. Ajo ka shansin per t'i afruar shume prane kualifikimit per statusin e vendit kandidat, mbase edhe gjate ketij viti. Rrallehere qytetaret kane pasur mundesi te bejne nje zgjidhje te qarte, ashtu sic po bejne tani serbet, midis nje te kaluare nacionaliste dhe nje te ardhmeje evropiane.
BE-ja eshte e gatshme t'u uroje mireseardhjen qytetareve te Serbise ne Evrope, jo vetem nepermjet nje marredhenie kontraktuale me shtetin e tyre, por edhe individualisht. Kjo eshte treguar permes nisjes nga ana e Komisionit e nje dialogu mbi levizjen e lire (pa viza) per serbet qe do te fillonte kete jave.
E ardhmja e Ballkanit mund te jete shume larg te qenit e erret. Ne BE, nuk ka pasur kurre nje vullnet kaq te forte politik per te mbeshtetur njerezit ne Ballkanin perendimor te perqafojne vlerat dhe standardet e jeteses evropiane. Por, ne fund te fundit, njerezit ne rajon duhet te ushtrojne zgjidhjen e tyre demokratike per te percaktuar rrugen e vendit te tyre ne te ardhmen.
(*) Komisari evropian per Ceshtjet e Zgjerimit
Marre nga "The Guardian"

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›