SHISH: "Celule" ne cdo sektor
Sherbimi Informativ i Shtetit kerkon ngritjen e komisioneve te vecante ne cdo institucion per asgjesimin e informacionit te klasifikuar si "sekret shteteror". Keshtu, SHISH nuk ka pranuar qe per zhdukjen e ketij informacioni te ekzistoje vetem nje strukture e posacme, por ka propozuar ngritjen e njesive te vecanta ne cdo institucion per ta kontrolluar me mire kete informacion. "Ne mendojme qe te theksohet se ne cdo institucion te krijohen dhe te funksionojne Komisionet e Shqyrtimit per Asgjesimin e Informacionit te Klasifikuar, pra te kete me shume se nje komision. Natyra e punes dhe aktiviteti i perditshem i SHISH e kerkon patjeter nje gje te tille", i drejtohet SHISH qeverise ne lidhje me draftin per eliminimin e informacionit te klasifikuar si "sekret shteteror".
Qeveria shqyrtoi dje projektligjin per asgjesimin e ketij informacioni. Keshtu, Keshilli i Ministrave propozon qe komisioni per shqyrtimin dhe asgjesimin e informacionit te klasifikuar "Sekret shteteror" te krijohet nga titullari i institucionit dhe te perbehet nga jo me pak se 5 anetare.
Kjo strukture duket se ka rene ne kundershtim me objektivat e SHISH, duke bere qe sherbimi sekret te kerkoje ngritjen e komisioneve te posacme ne cdo institucion. Keshtu, sipas draftit te qeverise, per asgjesimin e informacionit te klasifikuar "Sekret Shteteror", komisioni merr vendimin perkates, ku pasqyrohen sakte dhe qarte, elementet identifikuese te cdo informacioni, permbajtja e shkurter dhe arsyet perse u vendos per asgjesim. Nga ana tjeter, kur komisioni vendos per mos asgjesimin e ketij informacioni, ai i nenshtrohet rishikimit sistematik sipas proceduarve te percaktuara ne kete vendim. Nje kopje e vendimit te komisionit per shqyrtimin dhe asgjesimin e ketij informacioni i dergohet per miratim brenda 20 diteve, Drejtorise se Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar. Kjo strukture miraton ose refuzon, ne menyre te plote ose te pjesshme, vendimin e komisionit brenda 30 diteve nga data e marrjes se vendimit.
Informacioni "Sekret Shteteror ruhet:
1. Per nivelin " Teper sekret" - 10 vjet
2. Per nivelin "Sekret" - 5 vjet
3. Per nivelin "Konfidencial" - 3 vjet
4. Per nivelin " I kufizuar"- 1 vit