Integrimi europian Frattini e Lambrinidis te henen ne Tirane

Ministri i jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis, do të mbërrijnë në Tiranë të hënën e 12 shtatorit në një mision të përbashkët , të koordinuar me BE, për t’i dhënë një shtysë procesit të integrimit europian të vendit. Synimi është që të nxisin dialogun politik në vend dhe përshpejtimin e reformave të nevojshmë për pëparimin e vendit në procesin e integrimit, duke qenë se në muajin tetor Komisioni Europian do të paraqesë opinionin e tij mbi kërkesën për statusin e vendit kandidat.
Fillimisht ishte menduar që Bashkimi europian të mund të përfaqësohej në këtë takim me komisionerin për zgjerimin Stefan Fyle apo drejtorin e përgjithshëm të Zgjerimit Stefano Sannino. Por për shkak të angazhimeve në Bruksel te dy funksionareve te larte, të dy ministrat e jashtëm do të shoqërohen gjatë takimeve të tyre në Tiranë nga ambasadori i deelegacionit të Bashkimit europian Ettore Sequi.
Treshja europiane pritet të ketë bisedime me Presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha e Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto si dhe me kreun e opozitës Edi Rama.
Dy ministrat e jashtëm pritet që t’i kujtojnë Shqipërisë rëndësinë e plotësimit të detyrimet që ajo ka ndaj Brukselit i cili ka identifikuar 12 prioritetetë cilat duhen zbatuar, dhe të kërkojnë që vendi të shfrytëzojë në maksimum kohën e mbetur. Prioritetet kryesore lidhen me kriteret politike ku përfshihen edhe zgjedhjet. Palëve në Shqipëri pritet që tu kërkohet një angazhim i shpejtë për plotësimin e rekomandimeve të misionit të vëzhguesve ndërkombëtar pas zgjedhjeve të 8 majit.
Edhe kreu i delegacionit për Ballkanin në parlamentin europian Eduard Kukan, një ditë më parë duke përshëndetur rikthimin e plotë të opozitës në parlament theksoi se “bashkëpunimi për miratimin e legjislacionit të kërkuar për integrimin europian dhe zbatimi i 12 prioriteteve kyce, përfshirë edhe një reformë zgjedhore efikase për të ardhmen, janë detyrat kryesore ku duhet të fokusohen partitë politike”. (/VOA) Azhornuar së fundi ( e enjte , 08 shtator 2011 )