Vrasja ne Tirane policia i ve prangat dy autoreve

Policia ka arritur te arrestoje 2 persona si te dyshuarit kryesore te ngjarjes se djeshme ne rrugen "Irfan Tomini" ku mbeti i vrare 28-vjecari Arjan Mejdani ndersa u plagosen rende xhaxhai i viktimes dhe kunati i familjes.
"Jakup Qemal Shahu, 38 vjec, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë, Agron Gëzim Isiu, 31 vjec, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi mbrëmë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, për motive xhelozie, shtetasi Jakup Shahu dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, automatik shtetasin Arjan Mejdani. Më pas për të njëjtin motiv, shtetasi Agron Isiu, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi", tha Alma Katragjini, zëdhënësi i Policisë.
Ngjarja e ndodhur prane zones se njohur si “pallati me shigjeta” kishte si shkak sherrin e nisur nje jave me pare mes te arrestuarve, viktimes dhe xhaxhait te tij.Por vetem dje debatet mes tyre kane perfunduar tragjikisht kur Shahu i ka marre jeten babait te tre femijeve Arjan Mejdanit ndersa autori tjeter Isiu ka plagosur xhaxhane e tij Bujar Mejdani dhe kunatin e familjes Arben Muharremi te cilet ndodhen jashte rrezikut per jeten.
Jul Kasapi