Integrimi europian, si përfiton universiteti
Adriana GJONAJ*
Shqipëria dhe Europa, lidhjet e tyre me të drejtpërdrejta për arsimin e lartë dhe shkencën i vendosën menjëherë pas shembjes së sistemit totalitar. Për arsimin tonë të lartë të asaj periudhe, modelet evropiane ishin rruga e vetme e transformimeve të nevojshme që duheshin ndjekur kundrejt modeleve lindore që dominonin. Në dekadën e viteve ‘90 arsimi i lartë shqiptar arriti të pasqyronte transformimet më të domosdoshme të përmbajtjes dhe të strukturave, në afërsi me sistemet arsimore evropiane. Kontaktet e drejtpërdrejta të profesorëve tanë në institucionet perëndimore, mundësuar nga programet evropiane si TEMPUS, COPERNICUS, INTERREG etj., ndihmuan në atë periudhë për të shpejtuar ritmet e këtyre transformimeve. Ndikimi i kësaj hapjeje të shkollave tona të larta dhe institucioneve shqiptare të kërkimit duhet konsideruar tani në distancë të afro 2 dekadave si transformimi më themelor i ndodhur ndonjëherë më parë në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor shqiptar.
Vitet ‘90 ishin një përgatitje e nevojshme për transformimet e tjera më të rëndësishme, si në formimin e brezave të rinj të ekspertëve të ardhshëm, ashtu dhe në konsolidimin e shkencave kryesisht të aplikuara, në mbështetje të ndryshimeve ekonomike dhe sociale që po ndodhnin. Megjithatë, arsimi ynë i lartë përbëhej ende nga pjesë të shkëputura dhe jo të lidhura organikisht në një sistem të reformuar dhe modern.
Me fillimin e viteve 2000 shënohet dhe një përafrim më tërësor i arsimit tonë të lartë me reformën që vetë Europa po ndërmerrte në këtë fushë. Përfshirja e Shqipërisë në kushtëzimet e marrëveshjes së Bolonjës në 2003 krijoi terrenin e përafrimit mjaft më mirë të orientuar me sistemin evropian të arsimit të lartë. Me rëndësi të veçantë u konsiderua ndërmarrja e hapave reformues edhe më të thellë që sillnin ndryshime të domosdoshme për t’u përfshirë në zonën evropiane të arsimit të lartë dhe kërkimit. Këto kushtëzonin përmirësimin e domosdoshëm të kuadrit bazë ligjor, si kusht i parë që do të konsolidonte këto ndryshime.
Duke qenë arsimi dhe shkenca shqiptare, në programin e qeverisë së sotme, një nga prioritetet më të rëndësishme të zhvillimit dhe integrimit të vendit, transformimet e thella të sanksionuara në ligjin dhe strategjinë e arsimit të lartë, gjetën mbështetje edhe në politikat e financimit të shtetit ndaj kërkesave që ka sistemi arsimor shqiptar.
Në përputhje me hapësirat e krijuara nga ligji i ri tani janë shumë më të mëdha autonomia, liria akademike, demokracia në institucionet e arsimit të lartë dhe sidomos me vëmendje të veçantë në politikat ndaj studentëve, rritjes së shkallës së pjesëmarrjes së tyre në qeverisjen e institucioneve dhe hapjen e mëtejshme ndaj shoqërisë dhe biznesit.
Në këtë frymë është dhe shkalla mjaft liberale e pjesëmarrjes së iniciativës private në krijimin e institucioneve të reja të arsimit të lartë, një prej të cilëve është dhe institucioni që organizon këtë veprimtari. Për institucionet publike dhe private të arsimit të lartë mundësitë ligjore të pjesëmarrjes së tyre në krijimin, organizimin, bashkëpunimin e programeve të reja të studimit nga më të larmishmit, janë maksimale. Shteti shqiptar iu ofron atyre lehtësira të pamenduara më parë për ndërtimin së bashku me partnerë perëndimorë të programeve të përbashkëta të studimit, por dhe organizimin e studimeve ndërmjet institucioneve publike dhe private, me operatorë me kapital privat, të gjitha këto në shërbim të një misioni: dhënien e mundësive maksimale këtyre institucioneve për modernizimin dhe rritjen e cilësisë së sistemeve të formimit. Në qoftë se ne sot kemi realizuar një përafrim të plotë me sistemin evropian të arsimit të lartë, si në ciklet bazë të studimit: studimeve të ciklit të parë (bachelor), të ciklit të dytë (master) dhe ciklit të tretë (studimet doktorale), në plane dhe programe mësimore, në përfshirjen e sistemit të krediteve, në hartimin e kuadrit kombëtar të kualifikimeve etj., kjo është pa dyshim rezultat dhe i mbështetjes që ekspertë të shquar të Këshillit të Evropës dhe BE-së, të shoqatës së universiteteve evropiane, të organizmave të tjerë universitarë elitarë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Anglisë, Greqisë, Austrisë etj., i kanë dhënë institucioneve të arsimit të lartë e kërkimit shqiptar dhe vetë qeverisë shqiptare.
Pas këtij hapi të madh të rëndësishëm të riorganizimit strukturor dhe kurrikular të të gjithë sistemit arsimor, ndodhemi tani para një misioni shumë të rëndësishëm: atij të sigurimit të cilësisë së formimeve universitare në këtë sistem. Jemi koshientë se vetëm me një cilësi mjaft më të lartë të siguruar, ne do të përfshihemi realisht në zonën evropiane të arsimit të lartë.
Vëmendja e qeverisë shqiptare është në mbështetje maksimale të shkollave të larta në këtë mision të tyre të vështirë. Në shërbim të këtij misioni qeveria ndërmori reformimin e vetë sistemit të kërkimit shkencor, i cili ndodhej jashtë institucioneve të arsimit të lartë, krejtësisht i copëzuar dhe disa herë me një degradim të përmbajtjes së tij.
Reformimi i sistemit të shkencës realizoi integrimin e këtyre institucioneve të transformuara në shkollat e larta për zhvillimin e shkencave sa më afër auditorëve, për përfshirjen më të gjerë të elitës së re shqiptare në formime të avancuara dhe kërkim shkencor. Ky reformim u shoqërua me rritjen e mbështetjes financiare nga ana e shtetit në ndihmë të kërkuesve dhe në mënyrë të veçantë të infrastrukturës kërkimore. Për këtë ndihmuan së tepërmi rritja e pjesëmarrjes në programet evropiane dhe programet bilaterale e rajonale të kërkimit.
Ky bashkëpunim intensiv krijoi premisat që tani për herë të parë kërkuesve shqiptarë u jepet mundësia e pjesëmarrjes si të barabartë në programin më të madh paneuropian të kërkimit: Programi Kuadër 7. Kjo si rezultat i lehtësisë që ofroi komisioni për shkencë i BE-së dhe i mbështetjes financiare të dhënë nga qeveria shqiptare.
Të gjitha këto hapësira të reja të kontakteve nga më të rëndësishmet dhe më të kualifikuarat me institucionet evropiane krijojnë një terren jo vetëm në ndihmë të rritjes së kualitetit të diplomave tona, por dhe të rritjes së konkurrencës ndërmjet kërkuesve dhe sidomos vetë institucioneve të arsimit të lartë.
Hapja e shoqërisë shqiptare ndaj zhvillimeve evropiane e globale, fakti frymëzues që mbi 3 mijë shqiptarë shkojnë çdo vit për t’u shkolluar jashtë në shkolla të larta evropiane, është një garanci tjetër më e mirë në mbështetje të rritjes së kërkesave për kualitet të diplomave të shkollave tona të larta. Ndihmesë e rëndësishme për formime më të avancuara të tyre kanë shërbyer dhe programet evropiane Erasmus Mundus dhe Erasmus Mundus Window.
Shteti shqiptar vlerëson pa masë mundësitë që iu janë krijuar ekselencave shqiptare për t’u formuar në universitetet më të mira evropiane.
Gjithashtu, në fuqizim të këtij misioni ai ka garantuar mbështetje financiare për formime doktorale e postdoktorale të ekselencave të reja të shkollave të larta shqiptare.
Programet Brain-Gain dhe ai i Ekselencës janë 2 nga iniciativat e marra në nxitje të kthimit dhe të krijimit të elitës shqiptare. Shoqëria shqiptare iu është mirënjohëse vendeve të BE-së që kanë qenë dhe janë mikpritësit dhe kontribuuesit më të mëdhenj të formimit të kësaj elite, iu është mirënjohëse për suportin e madh financiar dhe ekspertizën e dhënë reformimin dhe zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.
Ne duam t’i garantojmë gjeneratës së re një arsimim evropian.
*Zv.ministre e Arsimit dhe Shkencës