E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kemi nevojë për energji”

 

Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini tha pak ditë më parë gjatë një vizitë njëditore në vendin tonë, se fqinjët kanë nevojë për energji dhe se Shqipëria ofron prodhimin e saj. “Sigurisht kemi një interes të madh për mundësitë, që Shqipëria na ofron për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilën Italia ka shumë nevojë”, u shpreh Fratini. Duke folur gjatë një interviste televizive, kreu i diplomacisë italiane theksoi se: “Sigurisht po dhe e kemi garantuar për interesin italian, me kushtin që i ka vënë vetes dhe qeveria shqiptare, që synon të realizojë që të ndërtohen centrale të sigurt në profilin e ruajtjes së ambientit, sepse do të ndërtohen në bazë të teknologjive të fundit më moderne, si ato që përdorin p.sh., fqinjët tanë francezë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›