Stuhia godet SHBA-ne 30 viktima ne Missouri

Në shtetin federal të SHBA-së, Missouri kanë vdekur të paktën 30 persona. Sipas njoftimeve të mediave lokale, stuhia goditi qytetin e vogël Joplin ku dëmet e shkaktuara janë të jashtëzakonshme. Në qytet janë dëmtuar rëndë qindra banesa, spitale dhe ndërtesa të tjera, ndërsa është ndërprerë edhe energjia elektrike dhe linjat telefonike.
Guvernatori i Missourit, Jay Nixon deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa paralajmëroi popullsinë vendase për mundësinë e goditjes nga të tjera stuhi. Raportohet për të vdekur edhe në qytetin Mineapolis të Minesotës. Joplin shtrihet në afërsi të kufirit me shtetet federale Cansas dhe Oklahoma.
Në fillim të muajit të kaluar një seri e paprecedentë ciklonesh në jug të SHBA-së shkaktuan dëmtime të rënda e të paktën 350 viktima në 7 shtete amerikane. Aktualisht janë disa shtete federale që po luftojnë me ato që janë cilësuar dhe si përmbytjet e shekullit për shkak të rritjes në nivele të pazakonta të nivelit të ujit në Mississippi.
Delina Bitraku