E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i Kosovës, PE miraton Rezolutën

BRUKSEL-Komisioni për politikë të jashtme në Parlamentin Europian sapo ka miratuar projekt-rezoluten për procesin e integrimit europian të Kosovës të hartuar nga eurodeputetja Ulrike Lunacek, e cila është njëkohësisht raportuesja për Kosovën në PE.

Anëtarët e Komisionit votuan të gjitha ndryshimet e paraqitura në këtë Rezolutë, bëhet fjalë për 209 amendamente.

Rezoluta rikonfirmohet që Kosova të përfitoje nga perspektiva e liberalizimit të vizave me përmbushjen e të gjitha kushteve dhe përshendetet vendimi i Këshillit të BE-së i dhjetorit të vitit të kaluar për të nisur dialogun për vizat pa paragjykim ndaj qëndrimit që kanë shtetet anëtare ndaj statusit të Kosovës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›