Meta: Besojme ne marrjen e statusit kete vit Qamil Xhani
Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi dje se viti i 100-vjetorit te Pavaresise duhet te kurorezohet edhe me marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian. Ne mbledhjen e djeshme te kryesise, Meta u shpreh se angazhimi i kesaj force politike do te jete ndihma per procesin e integrimit te vendit. Duke folur per 100-vjetorin e Pavaresise, Meta u shpreh se "kjo eshte nje ngjarje madhore, e cila vjen edhe si kurorezim i shume arritjeve te Shqiperise, por edhe mbare kombit, ne vecanti edhe te Kosoves, arritje keto te gjitha qe e kane zanafillen e tyre me 28 nentor te vitit 1912, kur Ismail Qemali, Isa Boletini dhe patriote te tjere nga me te shquarit te asaj kohe, vendosen krijimin e shtetit shqiptar dhe pas 100-vjetesh, Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe besoj se kete vit do te marrim edhe vendin e statusit te Vendit Kandidat per ne Bashkimin Evropian". Meta ka theksuar se angazhimi i LSI-se ne qeverisje do te jete vetem ne funksion te angazhimeve per proceset integruese dhe persosjes se qeverisjes. Ai u shpreh se 2012-ta do te jete nje vit "qe do te njohe nje stad te ri te integrimit evropian te vendit, te jete nje vit i sundimit te ligjit dhe kjo eshte shume e rendesishme per te forcuar me tej themelet e ketij shteti, edhe per 100 vitet e ardhshme". Mbledhja e djeshme e Kryesise se LSI-se ka marre dhe nje sere vendimesh qe lidhen me zgjedhjet brenda kesaj force politike. Kreu i LSI-se beri te ditur dje se, gjate pranveres, do te zhvillohen dhe zgjedhjet per kreun e forumit rinor dhe forumit te gruas se kesaj force politike. "Do te zhvillohen edhe konventat e LRI-se dhe LGI-se. Pra, ne muajin mars do te zhvillohet Konventa Zgjedhore e LGI-se dhe ne muajin prill, Konventa Zgjedhore e LRI-se. Ne kete menyre, keto 2 forume shume te rendesishme te LSI-se, do te kene mundesi te konsolidojne me tej vetveten", tha dje Meta. Po ashtu, kreu i LSI-se ka percaktuar dhe daten e zhvillimit te konventes se kesaj partie, ku do te behen dhe zgjedhjet e strukturave drejtuese. "Me kete perspektive do te propozojme dhe do te diskutojme te gjithe se bashku qe perpara Konventes Zgjedhore te LSI-se, te cilen e propozojme ne datat 18-19 maj per t'u zhvilluar me pranine e me shume se 1500 delegateve, por numri i sakte do te vendoset ne raport edhe me numrin e pergjithshem te anetaresise", tha dje Meta. Kreu i LSI-se u shpreh se konventa do te rishikoje dhe programin e kesaj force politike. "Kjo gje kerkon nje rivleresim te te gjithe programit te LSI-se, te angazhimeve te saj ne qeverisjen aktuale, por edhe ne qeverisjet e ardhshme, pasi eshte shume e rendesishme qe problemet dhe sfidat e dites te mos na kufizojne veshtrimin dhe vizionin per te ardhmen", tha kreu i LSI-se, Ilir Meta.