Greqia: Shqiptaret, 31.9 mln euro borxh shtetit Eglantina Nasi
Mes mijera grekeve qe i detyrohen me miliona euro borxhe shtetit te tyre, renditen edhe mjaft shqiptare. Ne total, se bashku, ata rrumbullakosin nje shifer rreth 31 milione euro qe rezulton e papaguar ndaj autoriteteve zyrtare te vendit fqinj. Te pakten, keshtu rezulton nga publikimi me i fundit i Ministrise greke te Financave, per te gjithe personat qe kane shenuar evazion fiskal ndaj shtetit. Konkretisht, lista e cila u publikua ne sitin e Sekretariatit te Pergjithshem te Sistemeve Informatike Greke, e gjate plot 170 faqe, permbante emrat e 4.152 personave ne total, te cilet mesohet se i detyrohen shtetit grek me nje shume prej 14 miliarde e 877 milione euro, borxh ende i papaguar ndaj tij. Nderkaq, behet me dije fakti se, ne kete liste nuk perfshihen debitore, te cilet kane mundesuar qe borxhin e tyre te arrijne qe ta paguajne me keste. Sepse nese do te ishte keshtu, citojne autoritetet greke, ajo do te ishte edhe me e gjate dhe miliardat e eurove borxh do te ishin edhe me te shumta ne shifer. E ashtuquajtura "Lista e Turpit" perfshin brenda saj mijera biznesmene greke, te cilet rezultojne se nuk kane paguar tatimet dhe doganat ndaj shtetit te tyre, por edhe mjaft te huaj rezidente ne Greqi, qe ushtrojne aktivitete te ndryshme ne territorin e saj, gjate viteve te fundit. Gjithmone duke iu referuar kesaj liste, debitori me i madh ndaj autoriteteve shteterore greke, figuron qe te jete nje person, i cili ka ende te pashlyer nje detyrim total prej 952 milione euro. Ndersa duke cituar mediat greke, behet me dije se publikimi i nje liste te tille do te mundesoje nisjen e kontrolleve ndaj aktiviteteve te tyre dhe duke nisur ndeshkimet e para, per te mundesuar arketimin e sa me shume parave te jete e mundur ne buxhetin e rrenuar te shtetit grek. Nderkaq, para pak javesh, autoritetet e financave greke publikuan edhe nje liste tjeter, qe rendiste emrat e subjekteve te biznesit qe kishin detyrime te medha ndaj shtetit. Nese i bashkojme demet e te dyja ketyre grupimeve, mesohet se formohet nje shifer totale prej 42 miliarde eurosh. Ndersa thuhet se Ministria e Financave greke po pergatit planin per t'u dhene mundesine e shlyerjes me 60 keste te ketyre borxheve te akumuluara ne vite prej ketyre debitoreve.