E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanadezi bleu veshkën në Kosovë për 96.000 Euro

PRISHTINE-Kur Raul Fain u nis nga Stambolli për në Kosovë me fluturimin e Turkish Airëays 1017 më 25 korrik 2008, ai nuk ishte turist i zakonshëm. Konsulenti për investime nga North York i Kanadasë sapo kishe paguar 96.000(127.000 Dollarë kanadezë) për të blerë një veshkë. Në fluturimin e njëjtë gjendej edhe Anna Rusalenko, një 45 vjeçare nga pjesa e izoluar e Siberisë. Asaj sikur edhe viktimave të tjera kurrë nuk iu dhanë paratë edhe pse iu hoq veshka.

Gjithcka ishte pjesë e një zinxhiri të sofistikuar të trafikimit me organe, zbulon aktakuza e EULEX-it, shkruan gazeta kanadeze, Toronto Star. Prokurori Jonathan Ratel, edhe ai kanadez ka përshkruar sesi EULEX po e ndjek një prej rasteve më të rënda të trafikimit të organave në rastin ‘Medicus’.

Ndërkohë, Fain nuk ka dashur të intervistohet për rastin, por është një nga dëshmitarët kyç në procesin gjyqësor që pritet të nis pas dy javësh në Prishtinë. Ai do të dëshmojë nëpërmjet video-linkut në këtë gjykim. Kanadezi sa ishte në Izarel kishte takuar Moshe Harel, bashkëpunëtorin e Yusuf Sonmezit. Ai i kishte thënë se në Kosovë do të mund të blinte një veshkë të re. Për pak ditë, Fain ia transferoi 96.000 Euro në llogarinë e tij izarelitt Moshe, dhe pas disa analizave në Turqi ai erdhi në Kosovë për veshkën e re, që e mori nga rusja e varfër. Fati i saj nuk u bë i ditur kurrë.

(d.b/Indeksonline/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›