Sigurimet shoqerore, shmanget kontakti tatimore-biznese Eglantina Nasi
Te shmangen kontaktet direkte mes tatimoreve dhe bizneseve, duke mos lene vend per abuzime mbi kontributet, si edhe te ulet numri i subjekteve qe kryejne evazion fiskal permes deklarimit te rreme te tyre. Keto dy arsye kryesore, per te cilat jane hartuar ne fakt edhe ndryshimet ne ligjin "Per mbledhjen e kontributeve te detyrueshme te sigurimeve shoqerore dhe shendetesore", kane gjetur dje edhe miratimin e shumices se deputeteve ne Komisionin Parlamentar te Ekonomise. Ne kete menyre, ata e kane konsideruar me vend masen e deklarimit online te sigurimeve, e cila ka hyre ne fuqi qe ne daten 1 janar te ketij viti. Sipas tyre, ajo do te sherbeje per te reduktuar punen ne te zeze te punonjesve, si edhe do te mundesoje krijimin e te ashtuquajtures "arkive elektronike". Nga ana e tyre, perfaqesuesit e Ministrise se Financave kane shpjeguar se pikerisht, krijimi i nje arkive te tille do te ndihmoje ne ballafaqimin e te dhenave qe deklaron biznesi, duke menjanuar keshtu, dukurine e evazionit fiskal. "Kjo eshte nje reforme e nisur nga Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, qe nga viti 2007, e cila ka ne qender te saj informatizimin e te gjithe tatimeve, deklaratave tatimore, ku elementi i fundit i tyre eshte liste-pagesa e kontributeve. Ky do te jete nje mjet efikas edhe ne luften kunder evazionit fiskal", ka theksuar lidhur me nje fakt te tille, drejtori i IT-se prane Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, Roland Rista. Ne kete menyre, i bie qe cdo punonjes te kete llogarine e tij elektronike. Sipas tij, gjithashtu, ndryshime te tilla ne ligj do te sherbejne per te lehtesuar edhe koston e deklarimit te sigurimeve shoqerore, te cilat deri tani jane bere me letra dhe dosje te tera dokumentesh neper zyra. Konkretisht, ndryshimet e reja ne ligjin per sigurimet shoqerore parashikojne qe "te gjitha subjektet, te regjistruara ose jo si tatimpagues te takses vendore mbi biznesin e vogel, persona juridike apo persona fizike, organizatat joqeveritare, si dhe entet publike, duke filluar nga data 01 janar 2012 te dhenat e liste-pageses se kontributeve te sigurimeve shoqerore, shendetesore dhe tatimit mbi te ardhurat nga punesimi, si dhe te pasqyres se te punesuarve per here te pare, atyre rishtazi dhe te larguarve nga puna, do t'i deklarojne vetem nepermjet formes elektronike". Nderkaq, qe nga data 1 janar 2012, ndryshimet e reja ne ligj, parashikojne qe te dergohen online edhe te dhenat per ndryshimin e numrit te punonjesve. Ndryshimet ne ligj percaktojne gjithashtu qe organet tatimore te dergojne ne organet e sigurimeve shoqerore dhe te sigurimeve te kujdesit shendetesor, ne menyre periodike, te dhenat e liste-pageses, ne total dhe per cdo individ, vetem ne format elektronik. Ne te njejten kohe, edhe vetem pasi shuma e detyrimeve qe ajo permban, te jete paguar plotesisht nga subjekti perkates. Por ato percaktojne, gjithashtu, edhe faktin qe lejohet edhe deklarimi elektronik i liste-pagesave te periudhave tatimore para 1 janarit 2012. "Mundesi kjo, e cila duhet te perdoret nga te gjitha subjektet qe kane liste-pagesa te padorezuara akoma ne organet tatimore dhe per rrjedhoje, edhe ne sigurimet shoqerore", citohet ne projektligjin e ndryshuar per sigurimet.