E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i Kosovës, PE miraton rezolutën

Komisioni për Politikë të Jashtme në PE, ka miratuar sot projekt-rezolutën e hartuar nga eurodeputetja Ulrike Lunaçek, për integrimin Europian të Kosovës. 209 amendamentet e hartuara nga eurodeputetja Lunaçek,  janë votuar nga anëtarët e Komisionit.

Rezoluta rikonfirmon faktin që Kosova të përfitojë nga liberalizimi i vizave nëse do të përmbushë të gjitha kushtet. Ministrat e Jashtëm të BE-së kanë diskutuar gjithashtu për raportet mes Kosovës dhe Serbisë, por kryesisht për pritjet që BE-ja në muajin e ardhshëm t`i japë Serbisë, statusin e kandidatit.

Në fjalën e saj, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton ka paralajmëruar vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Mendoj se kishte një ndjenjë të madhe optimizmi në Këshillin e Punëve të Jashtme, që të shihnim Serbinë dhe Kosovën të ecnin përpara në raporte me BE-në. Mendoj se ka një dëshirë të madhe që të shohim Serbinë të përmbushë atë që kemi kërkuar ne, të vazhdojë dialogun me Kosovën dhe të ecë përpara në mënyrë që të na mundësojë të marrim vendimin e favorshëm në muajin shkurt. Por ata duhet ta bëjnë këtë”, tha më tej Ashton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›