Integrimi i Serbisë, Daçiç takon presidentin e PE-së, Shulz

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin serb,Ivica Daçiç, presidenti i Parlamentit Europian, Martin Shulz bëri me dije temat e diskutimit dhe pritshmëritë e PE, për Serbinë, në rrugën e saj drejt integrimeve europiane.
“Ne folëm për situatën në vend, për domosdoshmërinë e zbatimit të reformave, për mënyrën se si Serbia duhet të veprojë për të ecur drejt integrimit europian, për rëndësinë e reformave në sektorin juridik, në administratën shtetërore, për çështjen e korrupsionit, për çështjet ekonomike, për Kosovën dhe marrëdhëniet që duhet të ekzistojnë mes Prishtinës dhe Beogradit. Kjo çështje ka ngritur shqetëisim jo vetëm për këto dy vende, por edhe për vendet anëtare të BE . Ekziston domosdoshmëria e ballafaqimit të problemeve” tha Shulz.
Ndërkaq në vizitën e tij të parë në Bruksel në cilësinë e kreut të qeverisë serbe, Ivica Daçiç, ndërsa tha se Parlamenti Europian është institucioni më i madh i promovimit të Serbisë në rrugën e saj të integrimit europian, shtoi se Serbia do të punojë edhe më shumë për tu bërë pjesë e familjes së madhe europiane.
“Ne patëm njëjdiskutim të hapur për një sërë temash, për objektivat dhe prioritetet e qeverisë serbe, në mënyrë që të përmbushë të gjitha detyrimet, të realizojë kriteret e kërkuara , për të qenë një vend që gjeneron stabilitet dhe paqe në rajon, në cdo aspect, edhe në atë të marëhdënieve mes Prishtinës dhe Beogradit” tha Daçiç.