SHBA do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Ambasadorja e ShBA-ve, Tracey Jacobson i ka ofruar mbështetjen e plotë ministrit të Financave, Bedri Hamza, me qëllim të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe nxitjes së investimeve.
Gjatë takimit , ministri Hamza ka falenderuar SHBA për ndihmën dhe mbështetjen që nga përfundimi i luftës dhe nisja e konsolidimit të institucioneve vendëse. Ai ka thënë se ndihmë të çmuar kanë dhënë zyrtarë të USAID-it dhe të Thesarit amerikan, ndërsa ka kërkuar që kjo ndihmë të vazhdojë edhe më tej.
Nga ana tjetër, ambasadorja amerikane, Jacobson, ka thënë se ndjehet e lumtur me kontributin që institucionet amerikane kanë dhënë për Kosovë. Ajo ka thënë se SHBA-ja do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën që të ketë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe në krijimin e politikave për nxitje të investitorëve.