Mosmarrëveshjet me Japoninë, Kina paralajmëron SHBA-të

Paralajmërimi vjen teksa Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, i është drejtuar Pekinit ku do të përcjellë një mesazh të fortë për qetësimin e tensioneve rajonale.
Herën e fundit që Klinton vizitoi kryeqytetin kinez në përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet dy paleshe, një disident i verbër kinez u strehua në ambasadën amerikane, ndërsa kësaj radhe në fokus është tensioni kino-japonez për tre Ishujt Diaoyu.
Nga ana tjetër, ziejnë edhe mosmarrëveshjet e Kinës me aleatët e tjerë rajonalë të Uashingtonit, të tillë si Filipinet dhe Tajvanin. Gjithçka ka të bëjë me ishujt e pasur me naftë dhe gaz në detet e Kinës Jugor dhe Kinës Lindore.
Gjatë një konference për shtyp, zëdhënësi i ministrit kinez të Punëve të Jashtme, Hong Lei, tha për një të përvitshme se Uashingtoni nuk ishte i nevojshëm në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
“Ne kemi vërejtur se SHBA-të kanë deklaruar shpesh se nuk mbajnë asnjë anë...Shpresojmë se SHBA-të do u përmbahen premtimeve të tyre dhe do të bëjnë çështë e nevojshme për stabilitetin e rajonit, jo për të kundërtën”, tha Hong Lei i cituar nga “Reuters”-i./Start/F. P/
2012-09-04 12:07