E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manovra të përbashkëta ushtarake Indi-Kinë

Lajmi u bë i ditur sot nga ministri indian i Mbrojtjes, A. K. Antony, i cili pas takimit me ministrin kinez të Mbrojtjes, Liang Guangli,  sqaroi se këto manovra vijnë pas një ndërprerjeje katër vjeçare.
     
Dy ministrat njoftuan gjithashtu se kanë arritur konsensus për vizitat e nivelit të lartë, shkëmbimet personale, sigurinë detare dhe bashkëpunimin mes dy marinave.
    
India dhe Kina, herë pas here kanë pasur marrëdhënie të tensionuara si pasojë e mosmarrëveshjeve për kufirin./Start/

                                                                                             2012-09-04 11:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›